E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lufta për Bakhmutin/ Ekspertët: Reputacioni dhe forca e grupit të mercenarëve Wanger ka rënë në Rusi
Bota

Lufta për Bakhmutin/ Ekspertët: Reputacioni dhe forca e grupit të mercenarëve Wanger ka rënë në Rusi

Fuqia dhe reputacioni i grupit të mercenarëve rusë Wanger, të Yevgeny Prigozhin brenda Rusisë është duke u dobësuar, thonë ekspertët.

Siç është raportuar dhe më parë, forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha në betejën për Bakhmutin e Ukrainës.

Me qëllim marrjen e plotë të Bakhmutit, janë vënë në dispozicion forcat Wanger, ku sipas analistëve thuhet se organizata ushtarake ka dërguar “elementë elitarë” të saj në mënyrë që të përparojë në pushtimin e saj.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW), thotë se luftimet e ashpra mund të “degradojnë rëndë forcat Wanger, duke privuar Rusinë nga disa prej trupave të saj më të mirë, me një vështirësi për zëvendësim”.

Ekspertët thonë se “Prigozhin i sheh forcat e tij elitare në rrezik të madh”.

“Fuqia dhe reputacioni i grupit Wanger të Prigozhin brenda Rusisë është duke rënë,” thotë grupi i ekspertëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.