E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lufta/ Republika Çeke zëvendëson Rusinë në Këshillin e OKB-së
Bota

Lufta/ Republika Çeke zëvendëson Rusinë në Këshillin e OKB-së

Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky ka falënderuar anëtarët e OKB-së për zgjedhjen e vendit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke zëvendësuar Rusinë, e cila u pezullua nga ky organ që në prill për pushtimin e Ukrainës.

Lipavsky shprehu mirënjohjen e tij për besimin e dhënë ndaj Republikës Çeke teksa tha se vendi i tij do të fillojë menjëherë punën, si pjesë e sesionit të së enjtes mbi abuzimet e të drejtave të njeriut të shkaktuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm vuri në dukje gjithashtu se të drejtat e njeriut mbeten një prioritet si për partinë e tij ashtu edhe për qeverinë çeke, e cila tha se po i kthehet trashëgimisë së Vaclav Havel.

“Ne i përkasim Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Rusia jo” i tha ai shërbimit çek të lajmeve Novinky.cz

Republika Çeke do të shërbejë pjesën e mbetur të mandatit 3-vjeçar të Rusisë në këshill.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.