E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lufta/ SHBA: Putini nuk ia ka idenë se si po dështon  në Ukrainë
Publik News

Lufta/ SHBA: Putini nuk ia ka idenë se si po dështon në Ukrainë

Keqinformimi i tij po na ‘hedh në erë’ përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se presidenti Vladimir Putin nuk është i informuar mbi atë se çfarë po ndodh saktësisht në Ukrainë. Sipas Pentagonit ai keqinformohet vazhdimisht për luftimet dhe ngjarjet e tjera që ndodhin në Ukrianë.

Zëdhënësi i Pentagonit vuri në dukje se një gjë e tillë është mjaft shqetësuese  “Ai e dërgoi ushtrinë ruse në Ukrainë. Ai e nisi luftën. Ai e zgjodhi këtë rrugë… dhe ka gjasa që ai të mund të mos e kuptojë plotësisht shkallën në të cilën forcat e tij po dështojnë në Ukrainë”, tha Kirby.

Sipas zëdhënësit të Pentagonit, një Putin i painformuar mund të çojë në dështimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës përmes negociatave. “Nëse ai nuk është plotësisht i informuar se sa keq po i ecën në Ukrainë, atëherë si do të arrijnë negociatorët e tij në një marrëveshje?”, tha  Kirby.

Për më tepër, një zyrtar i lartë i mbrojtjes u shpreh se forcat ruse po largohen nga objekti bërthamor i Çernobilit, vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë në vitin 1986.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.