E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luftë midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut? McMaster: Gjithnjë e më pranë
Bota

Luftë midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut? McMaster: Gjithnjë e më pranë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA është shprehur se mundësia e luftës midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut është “duke u rritur çdo ditë”.

Herbert Raymond McMaster, e ka bërë këtë deklaratë pas nisjes së fundit të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), të hedhur nga Koreja Veriut, shkruan Indipendent

“Kërcënimi më i madh i menjëhershëm ndaj Shteteve të Bashkuara dhe botës është kërcënimi që paraqet regjimi mashtrues në Korenë e Veriut . Unë mendoj se rreziku është duke u rritur çdo ditë, që do të thotë se ne jemi në një garë të vërtet, ne jemi në një garë për të qenë në gjendje të zgjidhim këtë problem”tha zoti McMaster për Fox News.

Ai shtoi se diktatori Kim Jong-un, po punon për të çuar përpara aftësinë bërthamore të vendit të tij kundër SHBA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.