E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luiz Ejlli flet për lidhjen me vajzën e Jozefina Topallit: Ishte si një flluskë sapuni
Uncategorized

Luiz Ejlli flet për lidhjen me vajzën e Jozefina Topallit: Ishte si një flluskë sapuni

Marrëdhënia disavjeçare e Megi Topallit, vajzës së ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe Luiz Ejllit, ka marrë fund prej disa muajsh tashmë.

Si fillim, pasi lajmi u përhap në media e portale, çifti nuk deshi ta komentonte publikisht këtë raport, por disa statuse dhe ngacmime virtuale, e konfirmuan shpejt lajmin se Luizi dhe Megi nuk ishin më bashkë.

Ndonëse nuk kishte folur më parë publikisht për këtë marrëdhënie, sot Luizi e përshkroi si një flluskë sapuni atë që kishte ndodhur për disa vite me Megin.

I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, për të prezantuar këngën e tij të re, me të cilën do të marrë pjesë në Festivalin e RTSH-së, Luizi nuk iu shmang edhe pyetjeve private.

I pyetur nga moderatorja për lidhjen me Megin, ai tha se nuk kanë qenë të fejuar, por “ishte thjesht një lidhje”, e cila ishte e destinuar të përfundonte: “E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet…” – tha Luizi duke shtuar se gjërat përfundojnë dhe kjo është e kuptueshme si për të gjithë njerëzit.

I pyetur për arsyet, këngëtari tha se tashmë ato nuk i interesojnë askujt: “Kam pasur dhe do të kem gjithmonë respekt, si për të, ashtu edhe për familjen e saj e për gjithçka. Nuk janë pak ato vite që kemi kaluar, nga unë do kenë mirënjohje gjithmonë”, – e mbylli Luizi këtë temë, e cila nuk është komentuar pak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.