E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Macron, na prit për azil!
Sot

Macron, na prit për azil!

Kur filloi Shqipëria t’i bjerë derës së Bashkimit Europian, në vitin 1992, unë isha 6 vjeç!
Trokiti Sali Berisha i pari në atë derë. Gjërat shkuan si shkuan, me orvatje, me radhë nëpër amabasada për një vizë. Të ndalemi një moment këtu. Biznesi i parë i deputetëvë shqiptarë ka qenë kjo me vizat, merrni nga 5-7-10 mijë euro për një vizë. Njoh edhe me emra nga kampi i të majtës që janë marrë me këtë punë. Erdhi Sali Berisha në pushtet sërish dhe u prishi biznesin deputetëvë, si të kampit të tij si atij kundërshtar, liberalizoi vizat.
Pas kësaj biznesi kryesor i deputetëve u bë shitja e vendeve të punës në administratë, droga, prostitucioni, ndërtimi, konçensionet, tenderat etj.
Iu afrua hapjes së negociatave Sali Berisha, 2005-2013, nuk e lejoi Edi Rama, se donte Qarkun e Fierit.
Epo mirë!
U rëndua pak pushteti i Berishës, kuptohet 8 vite pushtet, konsum i pashmangshëm.
-Do vij unë t’i jap fund tranzicionit, tha Edi Rama!
Me ca fytyra të reja, si Elisa, Erjoni, Saimiri, Beni, Ditmiri…etj. Ua mbushi mendjen shqiptarëve. Kaluan edhe 6 vite nga jeta ime!
Sot unë jam 33 vjeç! Shqipëri ka 27 vjet që rri pas derës së Bashkimit Europian.
Edi Rama ka 6 vjet në pushtet. Ishte 3 hapa larg hapjes së negociatave. Sot, JO-ja e fundit na ka gremisur nja 10-15 vite pas në këtë proces.
33 jam, me një ritëm normal, sikur punët të shkojnë vaj, na duhen edhe nja 15 vjet për t’u anëtarësuar në BE. I bie që kur kjo gjë të ndodhë unë të jam 48 vjeç!
Po a më hyn në punë mua Europa në atë moshë? Jo! Po a do ekzistojë akoma njëherë Europa kur unë të jem 48 vjeç? Me ç’tregojnë bathët, edhe nëse do të jetë, siç ka qenë, nuk do jetë më kurrë. Në kuptim negativ për aspiratat tona.
Po për fëmijët, do thoni ju!
Panorma politike pas Ramës pak a shumë është qartësuar, kush do të jenë politikanët e 10-15 viteve që vijnë. A duhet të besoj unë se Erjoni, Elisa, Ditmiri, Saimiri, Beni (shtoni nga e djathta sa të doni) do e bëjnë Shqipërinë më të mirë, dhe vajza ime, aty nga mosha 15-20 vjeçe do të jetë qytetare e Bashkimit Europian? Shumë e bukur për tu besuar si ëndër!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.