E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Madagaskar, 20 të vdekur nga uragani “Batsirai”
Bota

Madagaskar, 20 të vdekur nga uragani “Batsirai”

Uragani “Batsirai” i cili goditi Madagaskarin, shkaktoi vdekjen e 20 personave. Në njoftimin e autoriteteve lokale thuhet se ende ndjehen efektet e uraganit, i cili arriti në një zonë 530 kilometra nga Antananarivo gjatë fundjavës.

Uragani arriti shpejtësi prej 230 kilometrash në orë, gjë që rezultoi në evakuimin e më shumë se 48 mijë personave, ndërsa më herët goditi ishullin fqinj, Reunion, ku u plagosën 12 persona.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OKB) tha se rreth 600 mijë njerëz pritej të ndjenin efektet e uraganit.

Në Madagaskar më 27 janar është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve. Më shumë se 132 mijë njerëz u evakuuan në 12 rajone.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.