E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mal i Zi/ Policia kap 66 kg marijuanë në kufi me Shqipërinë, trafikantët arratisen
Lajme

Mal i Zi/ Policia kap 66 kg marijuanë në kufi me Shqipërinë, trafikantët arratisen

Policia Kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar 66 kilogramë marijuanë skunk në zonën e fshatit Sukobin të Ulqinit, ndërsa dy persona të paidentifikuar raportohet se kanë arritur të largohen drejt Shqipërisë. Ata dyshohet se ishin duke transportuar lëndën narkotike, por sapo kanë parë ekipet policore, kanë lënë ccantat, për t’u rikthyer drejt territorit shqiptar.

Policia veproi me informacione operative se në zonën e këtij fshati po trafikohej drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe se dy persona të panjohur me çanta të mëdha po lëvizin në afërsi të kufirit.

Gjatë kontrollit në zonë, ekipet policore kanë gjetur tre çanta me 119 pako marijuanë skunk me peshë rreth 66 kilogramë, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Policia shqiptare është në kërkim të dy personave të arratisur dhe për gjithçka është njoftuar Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.