E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manipuloi sondazhet / Kancelari austriak nën hetim për korrupsion e shpërdorim detyre
Publik News

Manipuloi sondazhet / Kancelari austriak nën hetim për korrupsion e shpërdorim detyre

Hetuesit austriakë kanë bastisur zyrat e kancelarit austriak, Sebastian Kurz dhe partisë së tij nën dyshimet se është i përfshirë në afera korruptive.

Mediat austriake raportojnë se një grup hetuesish kanë sekuestruar pajisjet kompjuterike, si dhe telefonat e regjistruar në emër të partisë.

Dyshimet lidhen me një hetim të vjetër, që në 2016, kur Kurz ishte ministër i Jashtëm i Austrisë dhe më pas bëri një koalicion me populistin e ekstremit të djathtë, Heinz-Christian Strache. Ky i fundit u dënua për skandalin “IbizaGate”, ku u kap në përgjime teksa premtonte të ndryshonte ligjet për të favorizuar një spital privat në Austri.

Kurz mohon përfshirjen në këtë aferë, ndërkohë që tashmë po hetohet për financimin e paligjshëm të disa sondazheve të manipuluara, me synimin favorizimin e një partie të caktuar.

“Midis 2016 dhe 2018, “burimet nga ministria u përdorën për të financuar sondazhe të opinionit pjesërisht të manipuluara, që i shërbenin një interesi politik ekskluzivisht partiak”, shpjegoi prokuroria austriake.

Emri i partisë nuk bëhet me dije, por kompania që bëri sondazhin është e njëjta që zotëron tabloidin “Osterreich”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.