E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Maqedoni/ Ivanov viziton ushtarët: Meritojmë të antarësohemi në NATO
Bota

Maqedoni/ Ivanov viziton ushtarët: Meritojmë të antarësohemi në NATO

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në ditën e parë të vitit të ri vizitoi anëtarët e ushtrisë së Republikës së Maqedonisë në kazermën “ÇOJLIJA”

Ai ka deklaruar se Maqedonia ka përmbushur të gjitha kushtet që të bëhet anëtare e 30 e NATOS.

Sipas tij, Armata e Republikës së Maqedonisë i plotëson të gjitha kushtet që i kërkon NATO për të qenë anëtare e saj. Ivanov gjithashtu shpreson që në periudhën e ardhshme NATO të mos jetë peng i Greqisë.

“Shpresojmë që në periudhën e ardhshme edhe strukturat e NATO-s nuk do të mbahen peng nga një prej anëtareve të saj e cila shikon  interesat e veta, e jo interesat e NATOS dhe gjithë rajonit. Presim që në samitin e radhës të NATO-s Maqedonia të bëhet përfundimisht anëtare e saj. Ajo që kërkon Greqia është në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe atje veprohet me çështjen e emrit”,u shpreh Gjorgje Ivanov, President i RM-së.

Maqedonia pret që në samitin e radhës në NATO të bëhet përfundimisht pjesë e Aleancës. Përveç kësaj Ivanov është optimist edhe për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e shpresat për këtë ai i mban atëherë kur Bullgaria do të kryesojë me BE-në, pasi që sipas tij Maqedonia ka treguar marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë.

“Janë treguar përgatitjet nga Maqedonia dhe pritjet janë që kur do të kryesojë Bullgaria me BE-në, Maqedonia në atë plan përfundimisht të marrë datë për fillimin e negociatave. Ai është një proces i gjatë dhe i mundimshëm, por ne jemi të gatshëm dhe administrata jonë është e gatshme që të gjitha çështjet të cilat dalin në pajtueshmëri me BE-në, t’i përmbushim gjatë bisedimeve”, shtoi Ivanov.

Këto deklarata presidenti Gjorge Ivanov i bëri në kazermën “Çojlija” ku dhe si çdo vit, në mënyrë tradicionale i vizitoi pjesëtarët e ushtrisë në ditën e parë të vitit, duke u uruar një vit të mbarë dhe plotësimin e dëshirës shumëvjeçare të gjithë pjesëtarëve të ARM-së për inkuadrim në NATO.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.