Marrëveshja 6 miliardë $ për të shkëmbyer 5 të burgosur iranianë, me 5 amerikanë
Pesë shtetas amerikanë të ndaluar nga Irani u liruan sot pas një marrëveshje diplomatike të ndërmjetësuar midis Republikës Islamike të Iranit dhe SHBA-së që përfshinte transferimin e 6 miliardë dollarëve në pasuritë e ngrira të naftës iraniane dhe lirimin e pesë iranianëve që përballen me akuza në SHBA.
Amerikanët pritet të kthehen në SHBA dhe të zbarkojnë në Uashington D.C.. Të burgosurit amerikanë përfshijnë Siamak Namazi, Emad Shargi dhe Morad Tahbaz, të cilët të gjithë ishin dënuar me 10 vjet burg me akuzën e spiunimit.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani konfirmuan se në bazë të marrëveshjes së të burgosurve, Teherani do të lironte pesë shtetas amerikanë, për të cilët Uashingtoni ka thënë se ishin arresuar pa të drejtë nga Teherani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



