Masakra në lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko/ Gazetari hedh hije dyshimi
Ferdinand Dervishi ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë në “Don Bosko” ku përmend dhe emrin e pronarit të lokalit, Fatjon Murati.
Ky i fundit sipas Dervishit është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj.
“Më kujtohet një lidhje me Indrit Doklen. Ndërkohë që ai doli në ato përgjimet që kishte hasmëri me Ervis Martinaj, ku Ervis Martinaj jepte lekë për të vrarë Endrit Doklen. Ky djali, Fatjon Murataj është kapur në një makinë me Indrit Doklen pas këtyre ngjarjeve që goditën Ervis Martinaj, dhe vranë shokët e tij. Sipas informacioneve ai është marrë në pytje me lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj. Dhe po të bësh një lidhje të trashë mund të jetë goditje e njerëzve të Ervis Martinaj, por këta shkojnë rrugës dhe bëjnë armiq”, u shpreh Ferdinand Dervishi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


