E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mazhoranca miraton përbërjen e komisionit të posaçëm
Lajme

Mazhoranca miraton përbërjen e komisionit të posaçëm

Parlamenti votoi pasditen e kësaj të enjteje miratimin e përbërjes së komisionit të posaçëm, i cili do të thërrasë në apel institucionet e shtetit.

Mazhoranca miratoi me 73 vota pro dhe 7 kundër përbërjen e komisionit.

Komisioni do të përbëhet nga 11 anëtarë.

Konkretisht do të jenë Fatmir Xhafaj kryetar, Klotida Bushka anëtare, Eduard Shalsi anëtar, Etilda Gjonaj anëtare, Evis Kushi anëtare, Toni Gogu anëtar, Jorida Tabaku anëtare, Dhurata Tyli, Sorina Kote anëtare, Flutura Açka anëtare.

Ndërkohë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i bëri thirrje grupit të PD-së së drejtuar nga Gazment Bardhi të propozojë emrin e anëtarit të 11-të. Gjithashtu, ajo i kërkoi opozitës të propozojë nënkryetarin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.