E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mban peng 17 pasagjerë në autobus, vritet  nga policia
Bota

Mban peng 17 pasagjerë në autobus, vritet nga policia

Sipas mediave lokale në Brazil, një njeri i armatosur në Rio de Janeiro që mbante peng 17 pasagjerë të një autobusi në një urë në Niteroi, duke kërcënuar se do të djegë automjetin është vrarë nga forcat braziliane të ndërhyrjes së shpejtë.

Sipas uebfaqes së gazetës Globo, policia ushtarake dhe policët federale, menjëherë pas alarmit kanë rrethuar autobusin, i cili ndodhej në urën që lidh qytetet e Rio de Janeiro dhe Niteroi.

“Globo” raporton se burri i veshur me pantallona të zeza, një bluzë të bardhë, një kapele dhe një shall të zi, që fsheh një pjesë të fytyrës së tij, kishte një thikë, një armë trullosëse dhe disa bidona me benzinë.

Sipas zëdhënësit të policisë së trafikut, Sheila Sena, burri e identifikoi veten si një polic ushtarak, dhe kërcënoi të djegë autobusin.

Autoritetet pasi u përpoqen të negociojnë me rrëmbyesin, liruan 4 gra dhe 2 burra.

Gjatë kohës kur kishte marrë 18 pengjet, krimineli kishte dalë disa herë nga autobusi duke hedhur materiale djegëse në drejtim të policisë që kishin rrethuar mjetin. Ka qënë pikërisht ky momenti kur forcat speciale kanë qëlluar mbi pengmarrësin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.