MBYLLET PROCESI I VOTIMIT NË ITALI, KRYESOJNË “5 YJET”
Mbyllet procesi i votimit në Itali, kryesojnë “5 Yjet”
Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në Itali këtë të dielë ndërsa Exit Poll-et kanë shfaqur edhe projeksionet e para.
Populistët e “Lëvizja 5 yjet” parashikohet të marrin 29% të votave, të ndjekur nga Partia Demokratike me 22.8%, “Forza Italia” me 16.4% dhe partia antiemigracion “Lega Nord” me 13.4%.
Meqënëse asnjëra prej forcave politike nuk siguron shumicën për të formuar qeverinë e re, duket se një situatë e trazuar politike e pret vendin.
Por këto zgjedhje kanë nxjerrë një fitues të madh, lëvizja populiste Pesë Yjet që rezulton të jetë partia e vetme me më shumë vota.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



