Mbyllja e faqes Brryli Broadway nga Acromax, Fachistbook dhe lodrat e George Soros këtu në Shqipëri është një akt kriminal kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë.
Mbyllja e faqes Brryli Broadway nga Acromax, Fachistbook dhe lodrat e George Soros këtu në Shqipëri është një akt kriminal kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë.


Acromax me vendodhje në Hamburg, Gjermani dhe me CEO Aldor Nini (Shqiptar ky) është mburoja e Ndraghetës Shqiptare duke bllokuar çdo faqe kritike të Edvin Kristaq Ramës, Erion Veliajt dhe Establishmentit 30 vjeçar. Lidhjet e Acromax Media me pushtetin e socialistëve duke i bërë fresk pushtetit janë të hershme duke mbyllur faqet si Faktoje dhe duke bllokuar Exit News. Lidhjet e Aldor Nini me pushtetin dhe Establishmentin e deep state janë të fuqishme ku Anxhela Faber e cila është me funksion si Zyrtare e lartë operative ka njerkën e saj si Ambasadore të Shqipërisë në Amerikë Floreta Luli-Faber (e propozuar nga Edvin Kristaq Rama vetëm pak muaj pas zgjedhjes së tij si Kryeministër i Shqipërisë me mandatin e parë të tij). Kjo e fundit është takuar me Barak Obamën në shtëpinë e bardhë direkt pas shpalljes së saj Ambasadore. Ndërkohë as Acromax Media dhe as PS nuk kanë folur publikisht për marrëdhëniet e tyre të fshehta ku sipas Floreta Luli-Faber PS është e vetmja parti politike me të cilën ajo ka bashkëpunuar.
Acromax Media ka marrëveshje të fshehta me Facebook dhe Youtube ku të dyja palët nuk flasin publikisht. Acromax Media ka marrëveshje me 95% të mediave në Shqipëri, ku shumica prej tyre janë të lidhura me Establishmentin 30 vjeçar.
Brryli Broadway ka marrëveshje ligjore me ABC News për përdorimin e materialeve filmike dhe fotot për memet. Acromax Media si palë e tretë që ka marrëveshje me ABC News nuk ka të drejtë ligjërisht të ndërhyjë për të bllokuar Brryli Broadway pasi të dyja palët kanë një marrëveshje.
Nëse çështja shkon në Gjykatë Acromax Media detyrohet të zhbllokojë, të rikthejë dhe të dëmshpërblejë Brryli Broadway.
https://www.medialook.al/en/a-german-company-is-responsible-for-the-deletion-of-videos-critical-of-the-albanian-government/
https://www.instagram.com/aldornini/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


