Mbytja e tre anëtarëve të familjes Halilaj në plazhin pa vrojtues të Kavajës/ “Ambulanca u vonua 1 orë e gjysëm
Gjatë ditës së sotme, në plazhin Vilë-Boshtovë, Kavajë u regjistrua një ngjarje tragjike.
Babai 50 vjeç Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 15 vjeç humbën jetën si pasojë e rrymave detare.
Anëtarët e familjes Halilaj kanë qenë duke notuar, kur një nga djemtë e vegjël ka rrezikuar dhe për ta shpëtuar janë vënë në ndihmë babai dhe vëllai i të miturit.
Për shkak të rrymës, të tre pjesëtarët e familjes janë mbytur dhe kanë humbur jetën.
Ndërkohë mësohet se plazhi në fjalë nuk ka roje bregdetare që të ndalojnë pushuesit kur deti është i trazuar dhe me dallgë.
Dëshmitaret të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë deklaruar për mediat se ambulanca ka shkuar 1 orë e gjysmë me vonesë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



