Me burrat e jetës/ Aktorja e famshme bën bashkë të fejuarin dhe ish-burrin
Këtu në Shqipëri s’do të ndodhte kurrë diçka e tillë. Por, mesa duket ka çifte që nuk e kanë aspak problem të prezantojnë ishat e tyre. Këtë gjë ka bërë edhe aktorja e njohur, Gwyneth Paltrow, duke festuar me ish burrin, këngëtarin Chris Martin dhe të fejuarin, apo burrin e ardhshëm.
Aktorja ka postuar së fundmi në llogarinë e saj të Instagram-it një foto të ish-burrit dhe burrit të saj të ardhshëm teksa kalonin disa orë të tre bashkë.
“Mëngjesi i vonë i të dielës, familja moderne!”- shkuan ajo, ndonëse fotoja mjaftonte për të thënë gjithçka. Teksa i fotografonte, burrat e jetës së saj dukeshin shumë të afërt dhe miqësor.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


