Me shami në duar, dëgjoni fjalimin emocionues të Oprah Winfrey
Oprah Winfrey ka bërë një fjalim vërtet frymëzues, por edhe njëkohësisht mjaft prekës në Golden Globes 2018. Pasi ka pranuar çmimin Cecil B, aktorja ka dhënë një fjalim të fuqishëm rreth ngacmimit seksual, diskriminimit racial dhe lirisë së shtypit.
Shumica e personazheve të cilët kaluan në tapetin e kuq në Golden Globes ishin veshur me të zeza, si një shenjë solidariteti për të gjitha gratë që janë ngacmuar ose abuzuar seksualisht.
Por le të rikthehemi tek fjalimi i Oprah. Ajo e nisi fjalën e saj duke përmendur Sidney Poitier, i cili fitoi Çmimin e Akadamisë në vitin 1964 si aktori më i mirë. Ai ishte aktori i parë me ngjyrë që fitoi një Oscar.

“Në vitin 1982, Sidney mori çmimin Cecil B DeMille këtu në Golden Globes dhe nuk është një humbje për mua që në këtë moment, ka disa vajza të vogla që po shikojnë sesi për herë të parë e fiton një grua me ngjyrë këtë çmim. Është një nder, dhe një privilegj që të ndajmë këtë mbrëmje me të gjithë ato burra dhe gra që më kanë frymëzuar, sfiduar, mbështetur dhe kanë sjellë udhëtimin tim deri në ketë pikë”,-u shpreh Oprah.
Oprah duke iu drejtuar viktimave të abuzimit seksual, u shpreh se zbulimet e fundit të ngacmimeve seksuale të Hollywood shkojnë përtej kësaj indrustrie,”kjo çështje tejkalon çdo kulturë, gjeografi, racë, fe apo politikë”.
Ajo vazhdoi: “Kështu që unë dua sonte të shpreh mirënjohje për të gjitha gratë që kanë duruar për vite të tëra abuzime, dhe sulme, njësoj si nëna ime e cila kishte fëmijë për të ushqyer dhe fatura për të paguar dhe ëndrra për të ndjekur. Janë gra, emri i të cilave nuk do të mësohet kurrë. Ato janë shtëpiaket dhe gratë që punojnë në fermë. Ata po punojnë në fabrika disa punojnë në restorante ndërsa disa të tjera në akademi, inxhinieri, mjekësi dhe shkencë. Ato janë pjesë e botës së teknologjisë, politikës dhe biznesit”.

Oprah motivion të gjitha vajzat, të mos dorëzohen pasi gjithmonë do të ketë një ditë të re ne horizont.
“Unë dua që të gjitha vajzat që po më shikojnë tani, të dinë se ka gjithmonë një ditë të re në horizont. Dhe kur kjo ditë të bjerë mbi ne, do të ndodhë falë shumë grave të jashtëzakonshme, disa prej të cilave ndodhen edhe këtu sonte, së bashku edhe me burra të mrekullueshëm, të cilët luftuan për t’u siguruar që ata do të na udhëheqin drejt asaj kohe ku askush nuk do të thotë më #edhe unë”,-është shprehur Oprah.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


