E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Më trishton fakti pse jam qytetar i një shteti me të meta mendore
Sot

Më trishton fakti pse jam qytetar i një shteti me të meta mendore

Me ngjarjen e Selenicës nuk u vranë vetëm disa njerëz të pafajshëm; nuk u vra-vrasësi; nuk u “vra” opinioni publik. Me atë ngjarje u fashit shpresa se ende e kemi njëfarësoj shteti. Por shteti u qenka vrarë përpara se ne të vritemi prej tij e prej sho-shoqit! Sepse shteti nuk siguroka të drejtën e jetës; nuk siguroka shërbime ndaj njerëzve me probleme fizike dhe mendore; nuk siguroka rend dhe qetësi; nuk siguroka ta hajë dreqi as një mesazh ngushëllues së paku për ata që i gjeti gjëma.

Unë nuk kam dashur kurrë e as nuk dua që shteti im të kishte apo të ketë probleme mendore, por fatkeqësisht Shqipëria ka një qeverisje dhe lidership politik në përgjithësi me super të meta mendore.

Çdo shtet apo qeverisje e tij mund të ketë “panalltitë” e veta, por fatkeqësia jonë është se krejt i kemi me penallti. Qeverinë me penallti, opozitën me super-penallti, sistemin e veçantë që është Berishizmi me penallti se me penallti, Presidencën me penallti, shoqërinë civile me panallti, sindikatat me penallti, median me penallti, gjyqësorin me penallti… E ç’pret nga një sistem i tillë antivlerash që kanë uzurpuar gjithçka e që thjeshtë ndryshojnë vendet kur bëjnë sikur dikush prej tyre ngjitet e dikush bie. Të gjithë janë në majë, janë po ata dhe më të frikshëm çdo të sotshme dhe të nesërme se pardje dhe dje.

Askush nuk do e dinte në këtë botë (përveç të afërmve të tij), se Selenica ka një 24 vjeçar me të meta mendore, nëse në Selenicë dhe në selenicat e nahijes sonë do të kishte prezencë dhe funksionim të qendrave të kujdesit shëndetësor (mendor), në Selenicë dhe selenicat e nahijes sonë do të kishte prezencë dhe performancë të forcave të rendit dhe sigurisë, në Selenicë dhe selenicat e nahijes sonë do të kishte institucione edukimi dhe riedukimi!

Klithma ime e sotme nuk është një dhimbje për të djeshmen sa ç’është një britmë lutëse e përgjëruese për të nesërmen që të mos ndodh më, sepse mund të përfundojmë marrëzisht në një shoqëri me të meta mendore e mandej në një shoqëri para shoqërore (primitive).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.