Meloni: Faturën e pagova personalisht, më vjen turp!
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar pas lajmit se 4 turistë italianë u larguan nga një restorant në Berat pa paguar faturën.
Ajo u shpreh se lajmin e zbuloi nga kryeministri Edi Rama gjatë kohës që ndodhej në Vlorë, ku vizitoi vendin me ftesë të kreut të qeverisë.
“Ndërsa isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregon historinë e 4 italianëve që u arratisën në një restorant pa paguar faturën.
Me vjen turp, sepse Italia qw dua te perfaqesoj nuk eshte nje komb qe e ben veten te flase jashte per keto gjera, qe nuk respekton punen e te tjereve.
Kështu vendosa t’i kërkoja ambasadorit të shkonte të merrte faturën, të cilën e pagova personalisht. Asgjë e madhe, në fakt as që raportova për këtë.
Megjithatë kjo në Itali ka krijuar edhe polemika, nga një opozitë që me sa duket preferon një tjetër imazh të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja që të paktën të gjithë të bien dakord për diçka kaq të parëndësishme”, shkroi ajo.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



