E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merkel i ‘jep shpresë të fortë’ Maqedonisë Veriore
Bota

Merkel i ‘jep shpresë të fortë’ Maqedonisë Veriore

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se do të bëjë gjithçka që është e mundur që Maqedonia e Veriut të përfitojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në në tetor.

 

“Do të bëj gjithçka që mundem për të siguruar që një vendim pozitiv të merret në tetor”, ka deklaruar Merkel në fund të takimit të Këshillit Evropian në Bruksel, cituar nga “Ansa”

“Maqedonia ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe do të vendosë gjithë vullnetin tim politik në mbështetje të një vendimi pozitiv”, shtoi ajo.

“Maqedonia Veriore ka bërë një punë shembullore me marrëveshjen e Prespës, një punë e madhe dhe kemi biseduar për këtë dje”, shpjegoi Merkel.

Ashtu si Maqedonia, edhe Shqipëria pretendon të hapë negociatat, ndërsa ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë BE-ja për vendin tonë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.