Merr flakë aeroplani, ishte i linjes Stuttgart-Prishtinë
Një aeroplan gjerman i linjes Stuttgart-Prishtinë ka marrë flakë pak minuta më herët në aeroportin gjerman.
Mediat kosovare kanë siguruar pamje nga kjo ngjarje, ku bëhet e ditur se në bord të aeroplanit kishte qindra kosovarë, raporton JOQ Kosova.
Mirëpo, siç raportohet, nga incidenti lëndime ka pësuar vetëm piloti, ndërkohë që udhëtarët kanë arritur të dalin pa asnjë lëndim.

Deri tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar nga autoritetet në Kosovë por nuk kanë folur as nga aeroporti gjerman.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



