E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi i Joseph për Zelensky-n:  Kthehu në Kiev dhe njihe Kosovën
Bota

Mesazhi i Joseph për Zelensky-n: Kthehu në Kiev dhe njihe Kosovën

Profesori amerikan, Edward Joseph, ka këshilluar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky që të mos e zgjasë takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Greqi, të kthehet në Ukrainë dhe ta njohë Kosovën.

Në një postim në Twitter ai shkruan se sapo të përfundojë “izolimi serbo-rus i Kosovës”, ky do të jetë fundi i lojës së Vuçiçit.

“Këshilla ime është që të kesh takim të shkurtër me Vuçiçin. Kthehu në Kiev dhe puno për ta njohur Koosvën. Beogradi do të ketë vetëm një opsion, atë që qytetarët tuaj e kanë zgjedhur, opsionin për ta përqafuar NATO-n dhe BE-në. Një zgjidhje përfundimtare dinjitoze e çështjes së Kosovës do t’i shkaktojë goditje të madhe Putinit”, shkruan ai.

Joseph shton se Rusia, ashtu si Serbia, e shfrytëzojnë Kosovën për të mbështetur agresionin kundër Ukrainës.

“President Zelensky, mos bini në grackë për t’u përpjekur për të joshur Vuçiçin. Marrëdhënia e tij me Rusinë dhe fuqia e tij, e mbështet izolimin e Kosovës. Ne e dimë këtë duke u bazuar në akuzat e Beogradit dhe Moskës për lëvizjen që ka bërë përpara Kosova”,shkruan ai.

Sipas tij, nuk është aspak e çuditshme që Rusia gëzon mbështetje në Serbi. Joseph thekson se Serbia jo vetëm që refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por gjithashtu po shpërfill hapur politikën e Bashkimit Evropian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.