Mësoni personat më të urryer në botën e futbollit
Revista “Four Four Two”, ka publikuar një listë me 50 personat më të urryer në botën e futbollit, ku nuk mungojnë emra si Mourinho, Pepe , Ronaldo, Blater e të tjerë.
Listën si personi më i urryer në futboll e kryeson ish-presidenti i FIFA, Sep Blatter, që e futi qeverinë e futbollit botëror në një skemë të madhe të korrupsionit.
Në vendin e dytë si personi më i urryer ndodhet Jose Mourinho.
Në vendin e tretë renditet portieri gjerman, Harald Schumacher.
Të tjerë persona të urryer në këtë listë janë Mishel Platini, Pepe, Serxhio Buskets, Diego Kosta, Di Kanio, Van Bomel etj. Nuk mund të mungonte dhe drejtori i përgjithshëm i tanishëm i Partizanit, Luçiano Moxhi i cili mban vendin e shtatë në listë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


