Meta i përgjigjet Ramës: Ti e do vendin me një parti, por…
I ftuar në studion e televizionit Channel One, Presidenti i zgjedhur njëherësh Kryetari në detyrë i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, mbi të pasurit 2 parti në vend.
Meta është shprehur se nëse do të ketë dy parti në Shqipëri, njëra do të jetë LSI-ja, ku sulmoi Ramën si person që e do vendin me një parti.
Përgjigjja ime për z. Rama, meqenëse e ka me pasion këtë çështjen e dy partive, ku, në fakt, ai ka në mendje vetëm një parti, madje nuk ka në mendje asnjë parti, por vetëm një njeri, veten e tij, është kjo: në rast se Shqipëria do të ketë dy parti, një nga këto dy parti do të jetë pa asnjë diskutim LSI-ja dhe do të jetë partia më e madhe e shqiptarëve”, – tha Meta.
Meta ka shkuar më tej ku u shpreh se në Shqipëri s’kemi të bëjmë me dy parti, por me dy individë që i bëjnë listat sipas dëshirave të tyre, duke fshirë kontributet e njerëzve me vlera në partitë e tyre.
Këtu aktualisht, për fat të keq, nuk kemi të bëjmë me dy parti, por kemi të bëjmë me dy individë, të cilët i bëjnë listat sipas dëshirave të tyre, i fshijnë kontributet e njerëzve me vlera në partitë e tyre thjesht, sepse nuk u përshtaten apo për një mendim kritik që mund të kenë shprehur. Dhe, për fat të keq, këta dy individë ngjajnë si dy pika uji, po të shohim mënyrën se si është vepruar edhe me listat e kandidatëve që ata kanë paraqitur dhe kontestimin e gjerë të tyre brenda vetë partive”, – u shpreh Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


