E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Metodë e re pastrimi lekësh: ‘Çunat e kombëtares’
Lajme

Metodë e re pastrimi lekësh: ‘Çunat e kombëtares’

“Metodë e re pastrimi lekësh: çunat e kombëtares”, shkruanin banorët e vjetër të Palasës, ndërsa për një javë rresht TV Klan transmetonte lajmin se futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni, kishte blerë një hotel në Palasë të Vlorës.

Në një vend ku komedianë janë shndërruar në kryebashkiakë, investitorë strategjikë e kandidatë për pushtet, shqiptarët janë bërë të stërvitur në leximin e skemave të pastrimit të parave. Sidomos kur përpara nxirren figura publike me “respekt popullor”, që shërbejnë si mburojë perfekte për kapitalet e dyshimta.

Sipas këtij perceptimi, “çunat e kombëtares” janë kthyer në etiketën më të re të kamuflimit: askush nuk dyshon te paratë e futbollistëve, sepse ato shiten si “lekë të djersës”, të shoqëruara me duartrokitje patriotike për sukseset sportive. Pikërisht për këtë arsye, lajmi u trumpetua me insistim nga televizioni i Sandër Frangaj.

Por pas fasadës së lavdërimeve, del një prapaskenë tjetër. Hoteli në fjalë rezulton të ketë qenë në pronësi të Ervin Celaj, djali i tezes së Frangajt. Sipas burimeve, prona ishte kamufluar më herët në letra dhe tashmë “pastrohet” përmes emrit të Uzunit, duke u shitur publikisht si transaksion i zakonshëm.

Zyrtarisht hoteli figuron me kapital 10 milionë lekë, por investimi real llogaritet në miliona euro, një shifër që ngre pikëpyetje serioze për një strukturë turistike në Palasë. Celaj, i cili për tre vite ka qenë drejtues i Departamentit të Mbikëqyrjes së Piraterisë në Autoriteti i Mediave Audiovizive, akuzohet se ka toleruar dhjetëra operatorë kabllorë të paligjshëm në favor të interesave të TV Klan.

Në skemë shfaqet edhe Erion Gina, kunati i Frangajt, i njohur në qarqet mediatike si “punëmbaruari” i tij. Gina është personi që shfaqet në foto duke shtrënguar duart me Uzunin për të “finalizuar” transaksionin dhe për t’i dhënë atij legjitimitetin publik të nevojshëm.

Edhe videoja e publikuar pak kohë më parë, ku Uzuni shihej duke hedhur para “lumë” në dasmën e motrës, sipas kritikëve nuk ishte rastësi. Ajo shërbeu si parapërgatitje psikologjike për opinionin publik: një futbollist me rrogë mesatare, por me imazh luksi, që më pas del si blerës hoteli.

Në një realitet ku në media asgjë nuk ndodh pa arsye, pyetja që mbetet pezull është ironike, por therëse:
“Të fala Sandrit?”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.