E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Uzuni bën ‘golin’ e jetës, por jo në fushën e blertë (FOTO)
Lajme

Uzuni bën ‘golin’ e jetës, por jo në fushën e blertë (FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, përveç paraqitjeve pozitive në fushën e lojës, po përjeton një periudhë të suksesshme edhe në jetën personale dhe atë profesionale jashtë futbollit.

Pas momenteve të veçanta familjare, si martesa e motrës së tij disa ditë më parë, Uzuni ka bërë së fundmi një hap të rëndësishëm edhe në botën e biznesit.

Futbollisti kuqezi ka ndarë me ndjekësit një arritje të re, duke njoftuar investimin e tij në sektorin e turizmit dhe shërbimeve. Konkretisht, Uzuni ka blerë një hotel në zonën e njohur të Sun Palas, të cilin ka vendosur ta pagëzojë me emrin “Uzuni Hotel”.

Uzuni ndan me ndjekësit arritjen e tij të re; sulmuesi kuqezi bën

Lajmi është bërë publik nga vetë lojtari përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar edhe foto nga momenti i finalizimit të blerjes. Postimi është shoqëruar me një mesazh personal, ku Uzuni shprehet se ky investim është realizuar me mbështetjen e familjes dhe me shumë emocion.

Uzuni ndan me ndjekësit arritjen e tij të re; sulmuesi kuqezi bën

Ky hap shënon një tjetër “goditje” të rëndësishme për sulmuesin shqiptar, këtë herë jo në fushën e blertë, por në atë të sipërmarrjes, duke dëshmuar se po ndërton paralelisht një të ardhme të sigurt edhe jashtë futbollit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.