E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mijёra protestojnё kundёr kryeministrit të dyshuar për korrupsion
Bota

Mijёra protestojnё kundёr kryeministrit të dyshuar për korrupsion

Asnjёherё nё Çeki qё pas kthesёs nuk ka pasur kaq shumё njerёz nёpёr protesta nё rrugё. Demonstratat masive drejtohen kundёr kryeministrit të dyshuar pёr korrupsion, Andrej Babis.

1

 

Njё pikё e re kulmore e protestave nё Pragё: Disa qindra mijёra vetё tё dielёn (23.06) morёn pjesё nё protestёn kundёr kryeministrit Andrej Babis dhe qeverisё sё tij.  Kjo ishte protesta mё e madhe nё Pragё qysh prej 30 vjetёsh, sipas tё dhёnave tё organizatorёve, me rreth 250.000 pjesёmarrёs. Pёr shkak tё mbingarkesёs u bllokuan shёrbimet e telefonisё mobile. Njё linjё e metrosё u detyrua tё ndёrpresё qarkullimin pёr shkak tё dyndjes sё njerёzve. Vendi i grumbullimit tё protestuesve ishte rashnalfta Letna mbi lumin Vitava, njё vend me forcё simbolike nё Çeki. Sepse kёtu nё afёrsi tё Ministrisё sё Brendshme nёntorin e vitit 1989 u zhvilluan demonstratat mё tё mёdha tё revolucionit pёr pёrmbysjen e diktaturёs komuniste. Asokohe protestat ҁuan nё rrёzimin e regjimit socialist tё Çekosllovakisё.

Tschechien Protestkundgebung fordert Rücktritt des tschechischen Premierministers Andrej Babis in Prag (picture-alliance/AP Photo/P. D. Josek)

Babis refuzon dialogun

Aktivistёt kёrkojnё hetime tё pavarura kundёr multimiliarderit Babis si dhe dorёheqjen e menjёhershme tё tij. Mbi 400.000 vetё kanё nёnshkruar njё peticion nё internet. Themeluesi i partisё populiste ANO akuzohet, se ka pёrfituar ilegalisht prej subvencioneve tё BE-sё dhe si sipёrmarrёs ai ndodhet nё interes konflikti me postin qё drejton. 64 vjeҁari i hedh poshtё akuzat dhe refuzon tё dialogojё me demonstruesit. Nё Çeki ndёrkohё multimiliarderin e kёrcёnon njё padi. Babis akuzohet edhe se nё vitet 80-tё ka bashkёpunuar me policinё sekrete komuniste. Me njё pasuri prej rreth katёr deri nё pesё miliardё Euro Babis konsiderohet si pasaniku numёr dy i Çekisё. Mё 2011 Babis themeloi lёvizjen populiste tё protestёs ANO dhe mё 2014 u bё ministёr i Financave. Nё fund tё majit 2017 ai u shkarkua nga posti nёn dyshimet pёr evazion fiskal. Njё gjysmё viti mё pas partia e sapo themeluar prej tij ANO fitoi zgjedhjet parlamentare. Pёr shkak tё akuzave pёr mashtrime kundёr Babis partitё e tjera fillimisht refuzuan tё hyjnё nё koalicion me tё, por me populistёt dhe partinё e tij ANO Babis krijoi koalicionin qeverisёs. Qeveria e pakicёs e pёrbёrё nga ANO dhe CSSD tё mёrkurёn (26.06) do tё pёrballet me mocionin e votёbesimit nё parlament. Vёzhguesit e konsiderojnё si tё pamundur suksesin e opozitёs, sepse komunistёt (KSCM) kanё deklaruar, qё do ta mbёshtesin kabinetin qeveritar, qё qeveris qysh prej njё viti. DWp

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.