E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MIJËRA NJERËZ MBUSHIN RRUGËT E MOSKËS, PROTESTOJNË PËR INTERNETIN
Bota

MIJËRA NJERËZ MBUSHIN RRUGËT E MOSKËS, PROTESTOJNË PËR INTERNETIN

Mijëra njerëz të dielën kanë dalur nëpër rrugët e Moskës dhe dy qytete të tjera ruse kundër kufizimeve të përdorimit të internetit. Kjo protestë konsiderohet ndër më të mëdhatë ndër vite.

Ligjvënësit muajin e kaluar kanë miratuar kontrollimin e internetit duke theksuar se është i nevojshëm për të parandaluar ndërhyrjet e jashtme në punët e Rusisë. Njerëzit e mbledhur në Moskë kanë mbajtur fjalime dhe slogane me thirrjet “duart larg internetit” dhe “jo izolim”.

Në protestë janë mbledhur 15,300 persona, sipas raportimeve ndërsa policia tha se ishin 6500. Aktivistët e opozitës thanë se janë ndaluar 15 persona dhe kanë konfiskuar pankartat e tyre.

Rusia në vitet e fundit ka vendosur kontrollë të internetit duke bllokuar qasjen në disa uebfaqe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.