E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miliarderët e internetit kanë humbur milarda këto 10 ditë
Bota

Miliarderët e internetit kanë humbur milarda këto 10 ditë

Një nga njerëzit më të pasur në botë, është pronari i Amazon, Jeff Bezos. Ai ka humbur 9.1 miliardë dollarë në ditë, për shkak të “turbulencave” në bursa.

Sipas Forbes, pasuria e tij tani kap vlerën 144.7 miliardë dollarë.

Revista po ashtu bën me dije se Amazon humbi gati 14 për qind të vlerës së saj në dhjetë ditë këtë muaj.

Edhe miliarderët e tjerë të SHBA që kanë bërë para të mëdha në platformat e internetit shënuan humbje si pasojë e rënies në bursa.

Themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page humbën 4.3 miliardë dollarë. Dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberghumbi 2.4 miliardë.

Humbje në bursë pati edhe shefi i Microsoft Bill Gates – 1.8 miliard dollarë.

Megjithatë, Bezos dhe Gates mbeten njerëzit më të pasur në planet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.