E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Balla kërkon të zbatohen rregullat, nuk duhet të tolerohen “shkelësit arrogantë”
Uncategorized

Ministri Balla kërkon të zbatohen rregullat, nuk duhet të tolerohen “shkelësit arrogantë”

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se nuk e gëzojnë “sukseset” e gjobave, por ndjesia e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat.

Balla thotë se Policia nuk duhet të tolerojë në asnjë rast “shkelësit arrogantë” të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Do të vazhdoj ta them se si Ministër i Brendshëm nuk më gëzojnë “sukseset” e gjobave, por ndjesia e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat, jo pse është polici pas kthesës apo semaforit, por sepse kështu mbrojmë jetët e të gjithëve. Por besoj se ndaj dhe të njejtin mendim me shumicën prej jush se Policia nuk duhet të tolerojë në asnjë rast “shkelësit arrogantë” të rregullave të qarkullimit rrugor.”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Krahas kësaj Balla ka bërë publike dhe një video ku shfaqen drejtues mjetesh të gjobitur pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.