E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri britanik: Evropa ndodhet më afër luftës se sa ka qenë për 70 vjet
Lajme

Ministri britanik: Evropa ndodhet më afër luftës se sa ka qenë për 70 vjet

Në kulmin e frikës për mundësinë e nisjes së një lufte në çdo kohë, një deklaratë e fortë vjen këtë 14 shkurt edhe nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. Ai thotë se beson që Evropa është më afër luftës sesa ka qenë për 70 vitet e fundit.

James Heappey ka deklaruar për BBC-në se: “Ka 130,000 trupa ruse rreth kufijve të Ukrainës, mijëra të tjerë në anije amfibe në Detin e Zi dhe Detin Azov. Të gjitha pajisjet luftaraka janë të pozicionuara dhe frika ime është se nëse e gjithë kjo do të ishte thjesht një shfaqje për të fituar pikë në diplomaci që nuk kërkon logjistikën, karburantin, furnizimet mjekësore, mjetet ndërlidhëse, kjo në fakt e bën një forcë pushtuese të besueshme. Ka një urgjencë me të vërtetë serioze për negociatat diplomatike që vazhdojnë,” tha ai.

Por James Heappey shton gjithashtu se ka ende “shumë mundësi” për “kompromis” dhe “diplomaci”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.