E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri serb Daçiç/ Nëse Kosova do Ushtri, le ta kërkojë në OKB
Bota

Ministri serb Daçiç/ Nëse Kosova do Ushtri, le ta kërkojë në OKB

 Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic, vazhdon të debatojë në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk parashikoi formimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Kur bëhet fjalë për Ushtrinë e Kosovës le të kërkojnë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në seancën e Këshillit të Sigurimit nuk do të ketë një vendim për këtë të ashtuquajturën Ushtrinë e Kosovës, pasi nuk është e paraparë në rezolutën 1244 apo në ndonjë dokument tjetër”, thotë Daçiç.
Serbia nuk do ta pranon atë, thotë ministri serb, dhe serbët në parlamentin e Kosovës me siguri nuk do të votonin për të, shkruan B92.

Daçiç thotë se Serbia do të zgjidhë problemet, para së gjithash për veten e saj, për këtë ajo edhe po propozon zgjidhje përfundimtare për Kosovën, megjithatë, vë në dukje se në anën tjetër “ne kemi një situatë ku nuk po zbatohen marrëveshjet e Brukselit”, duke aluduar në formimin e AKS-së. Ai më pas ka komentuar edhe mos shkuarjen e presidentit spanjoll, Mariano Rajoy, për shkak të pranisë së presidentit të Kosovës. Daçiçi thotë së një gjë e tillë është dëshmi se Kosova nuk e ka mbështetjen e shteteve pasi ka shpallur pavarësinë njëanshëm

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.