E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja e Financave: Brenda 3 mujorit të parë të 2023 hapen bastet online
Lajme

Ministrja e Financave: Brenda 3 mujorit të parë të 2023 hapen bastet online

Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon! Ndikimin kryesor e ka bujqësia e ndërtimi!

Ministrja e Financave në një konferencë për shtyp për gazetarët ka bërë një bilanc të ecurisë ekonomike në tre mujorin e tretë të vitit. Sipas ministres Delina Ibrahimaj rritja ekonomike ka qenë me 4.02%, ndërsa për ndikim kryesor në këtë rritje ka pasur ekonomia dhe ndërtimi.

‘Në tërësi viti ka qenë vit i cili ka shfaqur ecuri pozitive ekonomikë. Këtë e tregojnë edhe shifrat e INSTAT, për tre mujorin e tretë shifrat ekonomike tregojnë se rritja ishte 4.02%. Këto janë rritje reale të ekonomisë të zhveshura nga ndryshimet çmimeve. Rritja vijon të mbetet në nivelin 3.4%. sa i përket krahasimit me vendet e rajonit,. Tremujori i tretë është shfaqur me 4% dhe ka qenë rritja më e lartë të rajon.  Ka pasur një ngadalësim të rritjes në të gjitha vendet e rajonit. Sa i takon analizës sipas sektorëve rritja ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët. Rritje ka pasur bujqësia dhe blegtoria, edhe ndërtimi 10.66%. edhe tregtia më shumicë ka pasur ecuri pozitive,. Industria ka shënuar rënie dhe kontribut negativ në rritje. Në këtë kontribut ka ndikuar industria nxjerrëse. Industria përpunuese, fasonët apo prodhimet e drurit kanë kontribuar me rritje në këtë sektori. Sa i përket metodës së shpenzimeve, konsumi final i popullatës ka qenë me rritje pozitive, me 8.09%.’- u shpreh ministrja.

Në tre mujorin e parë të 2023 tha ministrja Delina Ibrahimaj pritet që ligji për bastet online të miratohet në parlament.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, teksa ka bërë një përmbledhje të situatës ekonomike tha se ushqimet dhe pijet kanë pasur norma rritje të çmimeve më të larta se norma e përgjithshme e inflacionit.

“Inflacioni në nëntor për herë të parë ne patëm një inflacion normë mesatare mujore më të ulët në krahasim me muajin tetor. Uroj që kjo të jetë një tendencë rënëse, baza e inflacionit në vijim do jetë më e madhe. Norma e inflacionit për nëntorin është 7.9 % nga 8.3 në tetor duke u ulur për herë të parë në këtë vit. Ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit. Ndikimin kryesor në inflacion e ka ushqimet dhe pijet që ka pasur norma rritje të çmimeve më të larta se norma e përgjithshme e inflacionit. Në nëntor inflacioni i ushqimeve e pijeve ishte 14.7 % në Shqipëri, 29.8 në Maqedoninë e Veriut, 22.5 në Serbi, 17.9 në Kosovë, 30.2 në Mal të Zi”.- tha Ministrja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.