E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja e Jashtme gjermane Berbock: Qëllimi i Putinit është të shkatërrojë Ukrainën
Bota

Ministrja e Jashtme gjermane Berbock: Qëllimi i Putinit është të shkatërrojë Ukrainën

Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbock ka folur për situatën në Ukrainë. Ajo ka theksuar përkushtimin e vendit të saj për të mbështetur Ukrainën, duke akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se ka për qëllim vetëm të shkatërrojë vendin.

“Fakti është se plani origjinal i Putinit për të marrë Kievin dhe për të vrarë, zhvendosur ose nënshtruar më shumë se 40 milionë njerëz nuk ishte i suksesshëm për shkak të guximit të jashtëzakonshëm të ukrainasve, të cilët janë të vendosur të mbrojnë vendin e tyre”, është shprehu Berbock.

Sipas saj Putin po sulmon qëllimisht termocentralet, qendrat e shpërndarjes së energjisë si edhe linjat e transmetimit në mënyrë që furnizimi me ujë të shkëputet dhe njerëzit të vdesin nga etja.

Gjermania është një nga mbështetësit kryesorë të Ukrainës në konflikt. Berlini ishte furnizuesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë tanket kryesore të betejës, artilerinë e rëndë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.