E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja Frida Krifca  në SPAK , letërporosia e Brukselit në duart e hetuesve
Sot

Ministrja Frida Krifca në SPAK , letërporosia e Brukselit në duart e hetuesve

Ministrja Frida Krifca pritet të merret në pyetje javes që vjen lidhur me fondet bujqësore, dhe do ballafaqohet me deklarimet e ish-zëvendëses e pasardhëses si drejtoreshë e AZHBR, Eranda Selmanaj, e cila prej 4 muajsh është nën hetim nga EUROJUST…


Drejtësia Europiane, ka vendosur të mos i ndahet Firda Krifcës dhe bandës së saj të AZHBR e Ministrisë së Bujqësisë, për vjedhjen dhe devijimin e 132 milionë Euro fonde, që BE i dha për fermerët e Shqipërisë, por u dhanë për vila, bujtina, makina, apartamente, resorte, jahte e kulla

Burime konfidenciale nga BKH, kanë bërë me dije se këtë fillim jave, Zyra e Koordinimit dhe Bashkëpunimit Hetimor Ekonomiko-Financiar e EUROJUST, ka dërguar në SPAK, Kërkesë-Porosinë për të marrë në pyetje ministren Frida Krifca, me statusin si ish-Drejtoreshë e AZHBRR në periudhën 2017-2021 kur janë bërë abuzimet me fondet e BE.
Në kërkesën e dërguar, nga Drejtësia Europiane, theksohet fakti se ish-drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca, në muajin mars 2023, iu shmang kërkesës së Zyrës Anti-Mashtrim të BE, agjentëve të EUROJUST dhe zyrtarëve të Qeverisë Gjermane, për t’u pyetur lidhur me abuzimet e rënda.
Po kështu, Frida Krifca ka refuzuar kërkesën e EUROJUST  më 18 janar dhe të Zyrës Anti-mashtrim të BE më 23 shkurt, për t’u paraqitur pranë tyre në Bruksel, madje paraprakisht i është dërguar edhe objekti i intervistë-ballafaqimit me faktet e abuzimit në fondet bujqësore.
Refuzimi i Frida Krifcës për t’u paraqitur në Zyrat Hetimore të Anti-krimit Europian Ekonomiko- Financiar (AEEF) në janar e shkurt, detyroi  EUROJUST, OLAF e Gjermaninë, që në mars 2023 të vinin në Shqipëri e të bënin hetimin teknik-kontabël të fondeve të tyre në AZHBR.

Ata konkluduan, se skema e abuzimit 132 milionë Euro me fondet e BE, është nxitur e miratuar nga ish-drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca; e cila gjatë 2 viteve Ministre Bujqësie, për të fshehur krimet e saj, ka kryer një tjetër krim, atë të zhdukjes dhe dëmtimit të 337 dosjeve.
Duke qenë subjekt hetimi i EUROJUST, Frida Krifca duhej të ishte paraqitet në zyrat hetimore të Brukselit para 6 muajsh, por ka refuzuar 2 herë, prandaj me Kërkesë nr. art. BZ-33F-1182.ALB, datë 27 korrik 2023, i është kërkuar SPAK-ut, që sipas ligjit të ndikojë paraqitjen e saj brenda datës 20 gusht për 5 ruande pyetjesh.
Siç duket, “Luleshtrydhja” Frida Krifca, do “shtrydhet” nga hetuesit e Brukselit, lidhur me fondet bujqësore, dhe do ballafaqohet me deklarimet e ish-zëvendëses e pasardhëses si drejtoreshë e AZHBR, Eranda Selmanaj, e cila prej 4 muajsh është person në hetim nga EUROJUST.
Saktësojmë, se ministresha Frida Krifca është nën hetim nga SPAK, qysh prej muajit nëntor 2022, kur BE, Zyra Anti-mashtrim në Bruksel dhe Qeveria Gjermane bënë kallëzimin penal, por SPAK nuk e ka thirrur akoma megjithëse BKH ka dorëzuar raportin e hetimit paraprak. 
SPAK e njoftoi të paraqitej më 14 qershor 2023. Atë ditë ishte caktuar mbledhje e qeverisë në Kosovë dhe marrja në pyetje e Frida Krifcës u shty për 26 qershor, por nuk është thirrur akoma.
Ndërsa hetuesit e BE, duan ta marrin në pyetje, para se në Shqipëri të dërgojnë 40 ekspertët që do verifikojnë në terren zbatimin fondeve bujqësore

Ndërsa hetuesit e BE, duan ta marrin në pyetje, para se në Shqipëri të dërgojnë 40 ekspertët që do verifikojnë në terren zbatimin fondeve bujqësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.