E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja serbe Jadranka Joksimoviç:Nuk ka BE pa njohur Kosovën
Bota

Ministrja serbe Jadranka Joksimoviç:Nuk ka BE pa njohur Kosovën

Ministrja e Integrimeve Evropiane në Serbi, Jadranka Joksimoviç ka deklaruar se pa u arritur marrëveshja përfundimtare Prishtinë-Beograd, shteti serb do ta ketë të pamundur anëtarësimin në BE.

Joksimoviç në një intervistë për ‘Politiko’ theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet dy shteteve.

“Sa i përket dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit kuadri negociues i BE-së është i qartë: Marrëveshja ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e raporteve, duhet të arrihet para anëtarësimit”, ka thënë ajo.

Kjo sipas saj po bëhet pasi Bashkimi Evropian nuk ka interes që të bartë probleme, por ato duhet të zgjidhen fillimisht.

“Marrëveshjet duhet të zbatohen. Asociacioni është e rëndësishme dhe ende nuk po shohim diçka konkrete nga Prishtina”, theksoi Joksimoviç.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur.

Fillimi i vitit 2019 është afati më optimal që të ndodhë një gjë e tillë, por krejt kjo varet nga interesimi i dy shteteve. Thaçi e Vuçiç pritet të takohen përsëri gjatë muajit korrik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.