E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mitsotakis flet si fitues: Do të përveshim mëngët, të krijojmë një Greqi me prosperitet dhe drejtësi
Bota

Mitsotakis flet si fitues: Do të përveshim mëngët, të krijojmë një Greqi me prosperitet dhe drejtësi

Sipas mediave të huaja, gjatë fjalës së tij, Mitsotakis foli për punë të palodhur në shërbim të shtetasve grekë dhe qeverisje pa arrogancë.

“Nuk premtoj mrekulli”, tha ai dhe foli gjithashtu për konsensuset më të gjera për qeverisjen e vendit.

Ai theksoi se populli grek i dha një mandat të fortë Demokracisë së Re, partisë së drejtuar prej tij, duke theksuar se rezultatet e dy garave zgjedhore nënkuptojnë fundin e toksicitetit dhe fillimin e epokës së stabilitetit.

Më pas zoti Mitsotakis sqaroi se besimi i treguar nga qytetarët do të thotë se ka një borxh më të madh për t’i shërbyer vetë Atdheut.

“Unë do t’i qëndroj besnik detyrës time kombëtare të punës së palodhur, nuk do të toleroj sjellje arrogante”, tha ai.

Duke folur për ushtrimin e qeverisjes, Mitsotakis tha se ND ka siguruar një shumicë të fortë me të cilën ND do të mund të vazhdojë menjëherë me reformat e nevojshme.

“Kur hodha hapat e para 20 vite më parë, nuk e kisha imagjinuar kurrë që sot do të isha përballë jush duke pasur nderin dhe përgjegjësinë të zgjidhem kryeministër i pavarur për herë të dytë. Mundohem të mësoj nga gabimet e mia dhe nuk do të kisha arritur deri këtu pa partnerët e mi. Faleminderit familjes sime që më ka mbajtur gjithmonë në tokë. Sot do ta shijojmë për pak fitoren tonë, por që nesër në mëngjes do të përveshim përsëri mëngët për të ndërtuar së bashku një Greqi të fortë me më shumë prosperitet dhe drejtësi”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.