E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miza, grerëza dhe mish, ‘menuja’ speciale që ofron Tregu i Milotit
Flash

Miza, grerëza dhe mish, ‘menuja’ speciale që ofron Tregu i Milotit

Tregu i Milotit, i njohur si një nga tregjet më të mëdha në veri të vendit, është një pikë referimi për qytetarë nga e gjithë zona dhe më gjerë. Çdo të diel, ai mbushet me njerëz që vijnë për të blerë produkte ushqimore të ndryshme, që nga mishi e peshku deri te bulmeti dhe prodhimet bujqësore.

Por përtej rolit të tij ekonomik, ky treg përfaqëson një realitet alarmant përsa i përket kushteve higjieno-sanitare.

Produktet ushqimore tregtohen në kushte krejtësisht të papërshtatshme, mbi pluhur dhe baltë, mes mbeturinash dhe pellgjesh me ujë të ndotur. Mishi dhe peshku qëndrojnë të pambuluar, të ekspozuar ndaj mizave dhe insekteve, pa asnjë mbrojtje minimale nga ndotja apo temperaturat e larta.

Në të njëjtin ambient, shpesh në afërsi të ushqimeve, shiten edhe rroba të përdorura, çka krijon një përzierje të rrezikshme për shëndetin publik.

Tregtarët, nga ana tjetër, shprehen të revoltuar. Ata thonë se janë taksapagues të rregullt dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për përmirësimin e infrastrukturës së tregut.

“Ne paguajmë çdo javë taksat, por asgjë nuk bëhet për ne. Tregu është në mëshirë të fatit”, thotë një prej shitësve lokalë.

Sipas tyre, çdo fundjavë tregu i Milotit mirëpret qytetarë jo vetëm nga veriu, por edhe nga jugu i vendit, çka e bën ndërhyrjen për përmirësimin e kushteve një domosdoshmëri urgjente për sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.