E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bota

Mjeket pa kufij, qeveria Pakistaneze ndalon sherbimin

 Organizata mjekësore ndërkombëtare, “Mjekët pa Kufij” (MSF), ka njoftuar se qeveria pakistaneze do të mbyllë shërbimin e tyre të fundit në rajonin fisnor, Bajaur, në kufirin afgan.

“Mjekët pa Kufij” thotë se Ministra e brendshme, ka refuzuar të lëshoj një certifikatë që i mundëson shërbimet mjekësore në zonën fisnore të Afganistanit, Bajaur.

“Shërbimet shëndetësore janë të limituara në atë zonë dhe shumica e pacientëve nuk mund të paguajnë për shërbime bazike mjekësore”, ka thënë Azaad Alessandro Alocco, përfaqësues i grupit MSF në Pakistan.

Ai shtoi se “MSF është i vetmi spital që ofron kujdes falas dhe kualitativ në zonë, mbyllja e shërbimit do të ketë pasoja për shëndetin e banorëve në Bajaur”.

Agjencia e lajmeve Reuters ka njoftuar se Ministra e Brendshme pakistaneze nuk ka komentuar ende rreth kësaj çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.