E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku italian bën gjestin emocionues
Bota

Mjeku italian bën gjestin emocionues

Nuk kishte hequr ende përparësen e bardhë, kur iu drejtua pianos së vendosur në hyrje të spitalit të provincës së Italisë, Varese.

Christian Mongiardi u ofroi pacientëve dhe kolegëve të tij një performancë të këngës “Don’t stop we now” nga grupi i njohur anglez “The Queen”, si për t’iu gjendur pranë me ëmbëlsinë e notave muzikore.

“E mendova si diçka të bukur,  që mundëson ngritje morali tek të gjithë njerëzit që kanë të afërm dhe miq të shtruar me koronavirus”-u shpreh mjeku Mongiardi.

E teksa performanca e mjekut italian është bërë tashmë virale, risjellim në vëmendje se numri i viktimave në vendin fqinj ka shkuar në 10023, 889 më shumë në 24 orët e fundit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.