Mjeku shqiptar vaksinon personin e parë në Gjermani
Ditën e sotme Gjermania e ka filluar vaksinimin e popullsisë me një 101 vjeçare. Gertrud Hase mori sot dozën e parë të Pfizer nga mjeku shqiptar Fatmir Dalladaku.
101 vjeçarja e mori vaksinën në shtëpinë e kujdesit “Agaplesion Bethanien Sophienhaus”, ku e pranishme ishte edhe senatorja e Shëndetësisë Dilek Kalayci.
Mjeku që i injektoi vaksinën 101 vjeçares ishte një shqiptar. Bëhet fjalë për kirurgun e parë kardiovaskular nga Kosova Fatmir Dalladaku, i njohur edhe për operacionet e para në zemër në Kosovë.
Ai u largua nga Kosova drejt Gjermanisë në fillim të viteve ’90, ku vazhdoi veprimtarinë profesionale, ndërkohë që iu besua edhe injektimi i parë i vaksinësn anti-COVID në Gjermani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



