MOTI/ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore
ARRSH ka informuar qytetarët lidhur me situatën nga moti keq në vend.
Sipas njoftimit të publikuar në rrjetin social të “Facebook”, raportohet se dendësia mbi 1 metër në aksin Bogë-Theth dhe po punohet për pastrimin e rrugës.
Më tej ARRSH iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
Njoftimi i ARRSH-së:
Në Bogë-Theth po punohet për pastrimin e rrugës me 4 borëpastruese dhe mjete të tjera;
Dendësia e dëborës është mbi 1 metër;
Aksi është i hapur për qarkullimin;
Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



