E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mourinho kërkon stolin e Real Madridit
Flash

Mourinho kërkon stolin e Real Madridit

Carlo Ancelotti duket se ka bërë gati “valixhet”, me trajnerin italian i cili pritet të mbyllë aventurën me Real Madrid në fundin e sezonit.

Për momentin në skenë janë shfaqur disa emra, duke nisur nga ish-legjenda Raul Gonzales dhe Oliver Glasner, me këtë të fundit që drejton Frankurtin.

Por, në orët e fundit po përflitet edhe për Jose Mourinho, i cili momentalisht është në krye të Romës.

Portugezi ka drejtuar madrilenët për tri sezone, 2010-2013 dhe ka fituar La Liga-n me “Los Blancos”.

60-vjeçari ruan kujtime të bukura nga Madridi dhe një rikthim i tij do të ishte i bujshëm, por gjithçka do të varet nga sezoni me italianët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.