E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mourinho u kërkon lojtarëve të tij ta harrojnë Juventusin
Sport

Mourinho u kërkon lojtarëve të tij ta harrojnë Juventusin

Trajneri portugez i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka nxitur lojtarët e tij të harrojnë për ndeshjen mes Juventusit dhe Valencian, dhe në vend të kësaj të përqendrohen në ndeshjen që do ta zhvillojnë ata sonte.

“Djajtë e kuq” pozicionohen në vendin e dytë në Grupin H të Ligës së Kampionëve, dy pikë larg Juventusit, që radhitet në vendin e parë. Ndërsa, skuadra e Mourinhos ka epërsi prej dy pikësh në krahasim me Valencian, në vend të tretë, transmeton Gazeta Express.

Manchester Unitedi do ta presë sonte në orën 21:00 në Old Trafford klubin zviceran, Young Boys. Nëse Juventusi e fiton ndeshjen kundër Valencias, dhe anglezët e fitojnë ndeshjen kundër Young Boys, atëherë të dy klubet do ta sigurojnë vendin e tyre në 1/8 e finales.

Megjithatë, portugezi insiston se ai nuk do t’i kushtojë aspak rëndësi ngjarjeve në Torino dhe ka bërë të ditur se të njëjtën gjë e kërkon edhe nga lojtarët e ti.

“Nuk është një ndeshje vendimtare. Nëse nuk fitojmë nesër, ne prapëseprapë nuk varemi nga rezultatet e tjera, ne varemi vetëm nga rezultatet tona. Kështu që nuk është një ndeshje vendimtare”, ka thënë Mourinho.

“Por, unë dua që ne të luajmë qysh nga minuta e parë si të ishte mundësia jonë e fundit për t’u kualifikuar. Unë dua ta harrojmë që kemi edhe një mundësi tjetër, që kemi edhe një ndeshje tjetër për ta luajtur dhe dua që të luajmë sikur të ishin në fazën eliminuese”.

“Le ta harrojmë ndeshjen kundër Valencias, le ta harrojnë se ne varemi nga ndeshja mes Juventusit dhe Valencias për ta ditur nesër nëse jemi te kualifikuar apo jo”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.