E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NATO/ Trump, akuza të forta Gjermanisë: Të kontrolluar nga Putin
Bota

NATO/ Trump, akuza të forta Gjermanisë: Të kontrolluar nga Putin

Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar nga samiti i NATO-s, se Gjemania eshte nen kontrollin e Rusise, raporton BBC.

trump

Në bisedimet në Bruksel me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ai tha se ishte një “gjë shumë e keqe për NATO” se Gjermania ishte “plotësisht e kontrolluar nga Rusia”.

Ai deklaroi që 70% e importeve të gazit në Gjermani ishin ruse, por shifra e fundit zyrtare ishte në të vërtetë 50.75%. Ai ka akuzuar europianët se nuk kanë paguar mjaft për operacionet e NATO-s.

Samiti i Brukselit vjen më pak se një javë përpara se Trump të jetë në krye të samitit të tij të parë me Vladimir Putin, në Helsinki, duke ringjallur shqetësimet midis aleatëve amerikanë për afërsinë e tij me presidentin rus.

Presidenti Trump tronditi disa duke thënë se samiti i NATO-s mund të jetë më i vështirë se takimi i së hënës me Putin.

Nderkohe qe Tusk kerkoi nga Amerika te vleresoje me shume aleatet e vet, duke theksuar se BE shpenzon më shumë se Rusia për mbrojtjen, dhe po aq sa Kina.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.