E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sport

Ndahet nga jeta futbollisti dhe trajneri i mirënjohur shqiptar

Futbolli shqiptar është në zi pasi një tjetër legjendë ka ndërruar jetë.

Në orët e parë të ditës së sotme është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare ish-futbollisti i Partizanit, Gjergji Thaka.

Prej një dekade mesfushori Thaka ka qenë pjesë e Partizanit (1968-1978).

Gjergji Thaka me Partizanin është shpallur kampion kombëtar, fitues i Kupës së Shqipërisë dhe Fitues i Kupës Ballkanike.

Gjithashtu ai ka qenë trajner moshash (kampion me të rinjtë) dhe trajner i ekipit të Partizanit.

Për 7 vite Thaka ka mbuluar edhe poste drejtues në klubin e kuq , zv/shef dhe drejtor i klubit “Partizani“.

Nga viti 1999-2002, Thaka ka qenë edhe punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.