Ndahet nga jeta violinisti me famë botërore
Ditën e sotme është ndarë nga jeta violinisti i njohur izraelit Ivry Gitlis. Violinisti jetonte në Paris dhe njihet si një artistët më të mëdhenj të muzikës klasike moderne. Ai është ndarë nga jeta në moshën 98 vjeçare.
Ai luajti me orkestrat më të mira në botë. Në vitin 1955, u bë muzikanti i parë izraelit që luajti në Bashkimin Sovjetik.
Ai lindi në vitin 1922 në Haifa nga prindër hebrenj që ishin larguar për në Ukrainë. Izraeliti filloi të luante violinë kur ishte gjashtë vjeç, duke e vijuar ëndrrën e tij deri në moshën 90 vjeçare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



