E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndalimi i efektivit të policisë në Sarandë, Prokuroria zbardh detajet
Lajme

Ndalimi i efektivit të policisë në Sarandë, Prokuroria zbardh detajet

Dyshohet për korrupsion në një çështje droge

Prokuroria e Sarandës ka zbardhur detaje të reja lidhur me ndalimin e një oficeri të policisë gjyqësore, i cili dyshohet se është përfshirë në veprime korruptive gjatë hetimit të një rasti të lidhur me narkotikët.

Sipas organit të akuzës, bëhet fjalë për shtetasin Edmond Ruçi, ndalimi i të cilit erdhi pas zhvillimeve në një procedim penal të regjistruar më 19 maj 2026. Hetimi fillestar lidhej me arrestimin në flagrancë të dy personave, të identifikuar me inicialet A.Z. dhe K.D., të cilët u kapën në një automjet me 24 doza të dyshuara kanabis sativa.

Gjatë ndjekjes së këtij rasti, autoritetet kanë konstatuar elementë që ngritën dyshime mbi rolin e vetë oficerit të policisë gjyqësore që po merrej me çështjen. Këto dyshime çuan në thellimin e hetimeve, të cilat, sipas prokurorisë, kanë prodhuar indicie për përfshirje në veprimtari të paligjshme me karakter korruptiv.

Në vijim të këtyre gjetjeve, prokurori i gatshëm urdhëroi ndalimin e oficerit, i cili akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, një shkelje e parashikuar në Kodin Penal.

Ndalimi është ekzekutuar nga strukturat përkatëse të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndërsa hetimet për këtë çështje vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përmasat e përfshirjes së tij të mundshme.

Njoftim i Prokurorisë Sarandë:

Hetimet e Prokurorisë Sarandë për një çështje për ‘Prodhimin e shitjen e narkotikëve’ çojnë në ndalimin e oficerit të policisë, i dyshuar për përfshirje në korrupsion pasiv

Një oficer i policisë gjyqësore në Sarandë, shtetasi E.R., është ndaluar me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Ndalimi u krye në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.305, datë 19.05.2026, i regjistruar për veprën penale te “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve K.D. dhe A.Z., pasi në automjetin e drejtuar nga shtetasi A.Z., u gjetën dhe sekuestruan 24 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Këta shtetas u arrestuan në flagrancë dhe hetimet po vijojnë.

Gjatë hetimit të këtij rasti, lindën dyshime per përfshirje në veprimtari të kundraligjshme nga oficeri i policisë gjyqësore, që po hetonte rastin në fjalë, shtetasi E.R.

Për rrjedhojë, nga ana e prokurorit të gatshëm, u kryen veprime hetimore, nga ku rezultuan të dhëna për përfshirjen e oficerit që heton çështjen në vepime të dyshuara korruptive dhe ndaj tij u procedua me urdhër për ndalimin e të dyshuarit për një krim per veprën penale te “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” prashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Oficeri i policisë gjyqësore është ndaluar nga shërbimet e AMP dhe hetimet po vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.